Rama mbledh nesër deputetët e PS në Kryesinë e Kuvendit

Rama mbledh nesër deputetët e PS në Kryesinë e Kuvendit

Edi Rama

TIRANË- Nesër në orën 16:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë për një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë deputetët e Partisë Socialiste. Ende nuk dihet se cili do të jetë fokusi i bisedimeve në mbledhjen e nesërme. Kjo pasi shumë shpejt, më 20 korrik, Partia Socialiste ka vendosur që të mbledhë Kongresin, ndërkohë që prej muajsh ka kërkuar nisjen e një procesi rienergjizimi para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që pritet të mbahen vitin që vjen.
Më shumë detaje lidhur me porositë e Ramës për socialistët pritet të mësohen nesër, ndërkohë që ende nuk dihet nëse fjalimi i kreut të qeverisë do të raportohet “live” edhe për mediat./ZËRI
Burimi