“Qyetaratët kanë jetë sociale”, Rama: Në Shqipëri punohet për të jetuar, nuk jetohet për të punuar

“Qyetaratët kanë jetë sociale”, Rama: Në Shqipëri punohet për të jetuar, nuk jetohet për të punuar

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka krahasuar jetën e shqiptarëve në Shqipëri me atë në diasporë. Rama ka thënë se në Shqipëri qytetarët “punojnë për të jetuar” dhe punoj “jetojnë për të punuar”. Rama tha se në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera, e ke mundësinë për të punuar dhe për të pasur një jetë sociale aktive.
“Isha në Londër, një superdjalë që bëri shoferin për mua, kishte shkuar me kamion nga Malësia e Madhe. Më tha kur dola nga kamioni dhe pash qiellin e dija që arrija e s’dija ku të shkoja. Sot kishte kompani sigurimi me punonjës nga të gjithë nacionalitetet, Më tha, fëmijët i shoh dhe shijoj për pak kohë ditën e dielë. Këtu duhet të bësh 2 punë që të mund të marrësh frymë normal, dhe normalja është që nuk ke jetë sociale. Kjo jeta sociale nuk është gjë e vogël, sepse nuk do të marrim gjë në botën tjetër dhe vitet ikin. Në Shqipëria është puno për të jetuar, jashtë është jeto për të punuar”, u shpreh Rama. /ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente