Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Sezoni turistik bëri që uniformat blu të ishin në gatishmëri të plotë me 12 orë pune. Teksa sezoni po mbyllet efektivët që u privuan dy muaj nga pushimet e verës do të përfitojnë nga një pagë shpërblim. Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria, ditën e sotme.
Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se “kemi rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik”.
NJOFTIMI
Realizimi i këtij premtimi për punonjësit e policisë, pason atë për rritjen e pagave dhe sigurimin jetësor, si dhe ndihmon në përmirësimin e performancës së tyre. Ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2024, të pasqyruara në këtë Akt Normativ, erdhën si pasojë e rritjes së performancës së përgjithshme të ekonomisë shqiptare dhe realizimit të të ardhurave nga agjencitë tatimore, doganore, etj./ZËRI
Burimi