PS paditi KQZ-në për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ja kur do zhvillohet seanca, DATA dhe ORA

PS paditi KQZ-në për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ja kur do zhvillohet seanca, DATA dhe ORA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANË- Manjola Xhaxho (Relatore), Nafije Hasko (Anëtare), Sokol Ibi (Anëtar), Marsela Dervishi (Anëtare) dhe Edlira Petri (Anëtare), do të jenë trupa gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit, e cila do të shqyrtojë padinë e bërë nga Partia Socialiste për Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, pasi Komisoni Rregullator i këtij institucioni nuk miratoi disa afate procedurale për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Himarës. Seanca është parashikuar të zhvillohet më 17 Korrik në orën 11:00.
NJOFTIM PËR MEDIA
Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.3 Regj. Themeltar, Datë 12.07.2024 Regjistrimi, me:
PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.
I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator në KQZ.
PERSON I INTERESUAR: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
OBJEKTI:  Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Rregullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.
Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.
Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:
“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Rregullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).
Më datë 15.07.2024 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
1. Manjola Xhaxho (Relatore);
2. Nafije Hasko (Anëtare);
3. Sokol Ibi (Anëtar);
4. Marsela Dervishi (Anëtare);
5.Edlira Petri (Anëtare).
Me Urdhër datë 15.07.2024 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 17.07.2024, ora 11:00, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.
Tiranë, më 16.07.2024/ Gjykata Administrative e Apelit Tiranë./ZËRI
Burimi