PS mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare (Axhenda)

PS mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare (Axhenda)

Foto ilustruese

TIRANË- Partia Socialiste do të ketë sërish një mbledhje të rëndësishme këtë të dielë. Më 8 tetor, kësaj here në Durrës dhe jo në kryeqytet, do të mbahet mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Në mbledhjen e katërt të saj brenda këtij viti, PS synon të përmbyllë zgjedhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve përkatëse. Në axhendën e takimit, e cila është bërë publike nga vetë Partia Socialiste, pritet një fjalë nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të bëhet zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
N J O F T I M
​Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:
1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
4. Të ndryshme.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS Blendi KLOSI
Pritet që në këtë mbledhje të caktohen edhe drejtuesit politikë që do të koordinojnë socialistët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 2025. Megjithatë, kjo pikë ende nuk është e konfirmuar./ZËRI
Burimi