Protesta para Bashkisë Tiranë, policia njoftim për qytetarët: Shmangni lëvizjen në këto akse rrugore
Foto ilustruese
TIRANË- DVP Tiranë ka njoftuar se ditën e sotme (6 shtator) do të këtë bllokim të disa segmenteve rrugore për shkak të protestës së PD përpara Bashkisë Tiranë. Policia ka njoftuar planin e masave për ruajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë tubimit përpara Bashkisë Tiranë, në orën 11:00 duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen në Unazën e Mesme dhe Unazën e Madhe dhe të përdorin rrugë alternative.
Njoftimi:
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Burimi