Protesta në aksin Thumanë-Kashar, banorët takohen me kryebashkiakun e Krujës
PAMJE NGA PROTESTA
FUSHË-KRUJË- Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës kanë dalë sërish sot në protestë në aksin Thumanë-Kashar. Edhe në këtë protestë nuk kanë munguar forcat e shumta të policisë.
Disa nga banorët janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv-kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem. Banorët presin përgjigje deri të hënën, ndërsa kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.
Protestuesit kërkojnë hyrje dhe dalje nga autostrada e re, pasi rruga e vjetër është kthyer në një aks të “vdekur” dhe u ka ndërprerë lidhjet e transportit. Banorët kanë thënë vazhdimisht se ndërtimi i autostradës ka bllokuar aksesin e tyre në rrugën e re dhe ka çuar drejt falimentimit të bizneseve të tyre. Kjo është protesta e 12-të e banorëve të aksit Thumanë-Kashar./ZËRI
Burimi