Protesta e 15-të e opozitës te Bashkia e Tiranës mbyllet brenda një ore, qytetarët djegin gomat dhe kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Protesta e 15-të e opozitës te Bashkia e Tiranës mbyllet brenda një ore, qytetarët djegin gomat dhe kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Protesta te bashkia e tiranes

TIRANË- Ka zgjatur më pak se 1 orë protesta e opozitës, e 15-ta në radhë që u mbajt para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit me në krye opozitën, kanë kërkuar dorëheqjen e Erion Veliaj nga posti i kryebashkiakut.
Në protestë nuk kanë munguar incidentet e vogla, përfshi edhe djegien e disa gomave, dhe hedhjen e objekteve drejt godinës së Bashkisë së Tiranës.
Por kanë munguar përplasjet e forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia ka ndërhyrë për të fikur flakët që iu vendosën gomave, ndërsa kanë vijuar akuzat në drejtim të Kryebashkiakut Veliaj dhe SPAK.
Protesta e zhvilluar sot dukej si një vijim i ritualit të protestave të mëparshme, ndërkohë që nga mesazhet e dhëna dukej më shumë si një protestë që synonte ti bëhej thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën kombëtare të 11 korrikut.
NJOFTIMI I POLICISË PËR MASAT:
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 05 korrik 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.
Burimi