Projektligji për importin e plehrave, flet Ilir Meta: Një aferë kriminale e Edi Ramës

Projektligji për importin e plehrave, flet Ilir Meta: Një aferë kriminale e Edi Ramës

Ilir Meta dhe Tedi Blushi gjatë konferencës

TIRANË-  Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë ka folur ashpër për rikthimin e projektligjit për importin e plehrave nga Qeveria Rama, duke e cilësuar si një skandal alarmant me pasoja të rënda për mjedisin dhe shëndetin publik. Sipas tyre, ky veprim përforcon lidhjet e Kryeministrit Edi Rama me mafian e plehrave dhe të inceneratorëve, duke e akuzuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike drejt Tajlandës dhe Kinës. Meta shprehet se kërkon anulimin e menjëhershëm të ligjit dhe përgjegjësi ligjore për të përfshirët në këtë çështje.

Deklarata e plotë e Ilir Metës;
Jemi këtu për dy çështje madhore.Për njërën që është alarmante, skandaloze. Ka shqetësuar dhe organizatat më prestigjoze ndërkombëtare në fushën e mjedisit dhe të shëndetit, por njëkohësisht dhe shumë shtete dhe media ndërkombëtare.Jemi këtu për të dënuar rikthimin fshehurazi nga Qeveria Rama, projektligjin për importin e plehrave, pikërisht në kulmin e skandalit të përfshirjes së drejtpërdrejtë të Edi Ramës në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike, që provon se plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni për zhvatjen çdo ditë të qindra milion eurove, por dhe të helmimit të gjithë qytetarëve shqiptarë. Riciklimi i ligjit të rrëzuar në vitin 2017, që u bllokua në atë kohë falë insistimin tim si Kryetar i Kuvendit, dhe të grupit parlamentar të LSI-së në atë kohë, dëshmon lidhjen dhe pengun korruptiv të tmerrshëm të Edi Ramës, me mafian e plehrave dhe të inceneratorëve, duke shënuar kulmin me inceneratorin fantazmë të Tiranës, që ende nuk egziston pronarët faktikë të së cilës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, që sipas vetë numrit 2 të qeverisë Rama për 10 vite, zotit Arben Ahmetaj. Ky “krim intelektual” i Kryeministrit u blindua me një tjetër “master shkencor” nëpërmjet eksportit shtetëror të mijëra ton plehrave toksike, drejt Tajlandës dhe Kinës. Një operacion mafioz ndërkombëtar, që topiti të gjithë shtetin, duke asgjësuar institucionet më të larta të sigurisë dhe të ligjit, që nga SPAK-un, Shërbimin Informativ, Policinë e Shtetit, strukturat përgjegjëse kufitare, të doganave dhe të portit, që as nuk panë, sas reaguan dhe që sot nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, për të paktën 215 kontenierë me plehra toksike, që u nisën nga Elbasani drejt Portit të Durrësit dhe nga porti Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës. Në asnjë rast nuk mundet që një operacion i tillë kriminal me përfshirjen e kaq shumë aktorëve shtetërorë, të ndodhë pa dijeninë e tyre, sepse ato paguhen nga taksat tona, pikërisht për të kontrolluar çdo produkt, të gjitha mbetjet, pasojat e tyre në mjedis, destinacionin e tyre final, dhe janë direkt përgjegjëse për akte kaq të rënda kriminale, me pasoja të drejt për drejta, për shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm aktualisht, por dhe brez pas brezi. Kjo dëshmon jo vetëm pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi dhe porteve të tij, që janë kthyer në hane pa porta për çdo lloj trafiku dhe trafikanti, por kjo dëshmon dhe asgjësimin total të shtetit të së drejtës, të kapur për fyti nga Edi Rama në çdo segment të tij. Të gjithë fermerët në vendin tonë janë dëshmitarë që kjo Qeveri nuk toleron një fugon me shalqi, apo me domate të qarkullojë në rrugët e Shqipërisë pa fatura dhe dokumentacion, ndërkohë nuk ka parë mijëra ton mbetje toksike, ditën për diell që kanë lëvizur në akset kombëtare më të monitoruara dhe më të sigurta, Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ku ndodhet porti më strategjik i vendit tonë dhe si anëtar i NATO-s. Është pra e qartë se askush tjetër veç Edi Ramës nuk ka fuqinë të komandojë të gjithë shtetin për të mbyllur sytë, dhe hapur rrugët e portet për këtë aktivitet të mirëorganizuar kriminal të mafias ndërkombëtare të plehrave. Inceneratorët, importi i plehrave dhe trafiku i mbetjeve toksike, nuk janë asgjë tjetër veçse një aferë e tmerrshme kriminale e Edi Ramës, për të cilën dha alarmin organizata prestigjioze ndërkombëtare ambientaliste “Basel Action Network”, të cilën e denoncoi media “Bloomberg”, e zbuluan institucionet e Tajlandës, por vetëm SPAK-u në Tiranë nuk e pa, dhe as sot nuk ka shkuar në zyrat e Portit të Durrësit për të sekuestruar materiale dhe prova, as ka nisur ndonjë hetim, dhe as ka urdhëruar arrestime në nivelet më të larta të Qeverisë. Në Narkoshtetin e Edi Ramës “afërmendsh” kjo ndodh, sa kohë korrupsioni skizofrenik e në mes të ditës dhe me diell, cilësohet “krim intelektual”, dhe kur çiraku i tij në krye të SPAK-ut, Altin Dumani as guxon t’i përmendë emrin Kryeministrit, në të gjitha firmat e paligjshme, që ai ka hedhur në të gjitha aferat që janë në hetim. Për Partinë e Lirisë, qëndrimi është i prerë: Ligji për importin e mbetjeve duhet të zhduket nga faqja e dheut, dhe as të mos ekzistojë më kurrë për Shqipërinë, që edhe aktualisht është e mbytyr me plehra. Megaafera e inceneratorëve është vepër direkte e Edi Ramës dhe Erion Veliaj, të cilët duhet të ishin prej vitesh në burg, dhe që kurrë nuk do të amnistohen për këtë krim.Së treti, Edi Rama është përfituesi i drejtpërdrejtë i trafikut ndërkombëtar me mbetjet toksike drejt Tajlandës dhe Kinës.Askush nuk pret drejtësi nga Ramaforma, dhe as transparencë e përgjegjësi nga Narkoshteti. Hedhja sa më parë në koshin e plehrave të Qeverisë së inceneratorëve fantazmë është e vetmja zgjidhje!Ndaj çdo reagim nga institucionet ndërkombëtare, të përgjegjshme dhe të pakomprementuara, nga shoqëria civile që ka mbetur, dhe që ka një integritet, dhe nga populli shqiptar dhe lëvijet qytetare është I rëndësishëm, dhe do të mbështetet sepse është tërësisht legjitimi I çdo qytetari shqiptar, ndaj Qeverisë-plehrë të Edi Ramës.Që jo vetëm i helmon me shkatërrimin e hapësirave të gjelbërta dhe me kullat, që ka përmbytyr Tiranën e shumë qytete të tjera kryesore ku ndotja është 20 herë më e lartë, se mesatrja në vende të tjera.Por, po i helmon edhe me mbetjet toksike të sjella nga e gjithë bota.
 
Drafti për për importin e plehrave ndalet gjithashtu edhe në elementë të tjerë të menaxhimit të mbetjeve dhe që kanë të bëjnë kryesisht me importet apo eksportet e mbetjeve. Sa i takon të parës drafti parashikon lejimin vetëm të atyre që miratohen nga qeveria në një listë të posaçme dhe ku mbetjet klasifikohen si jo të rrezikshme.
Kujtojmë që qeveria përmes kontratave koncesionare miratoi tre projekte incenerimi ku më e madhja në Tiranë dhe dy të tjera në Elbasan dhe Fier. Pavarësisht kundërshtimit për këto projekte, ato u vijuan, dhe prej vitit 2017 e deri në fillim të këtij viti kanë arritur të marrin nga buxheti i shtetit 120 milionë euro teksa problemi i mbetjeve vijon të mbetet evident. Inceneratorët u kthyen gjithashtu në objekt hetimi të SPAK. Lidhur me inceneratorin e Fierit sot ka disa ish zyrtarë të dënuar teksa për atë të Tiranës ky organ ka mbyllur pjesën e parë të hetimeve dhe ka çuar për gjykim 12 ish-zyrtarë./ ZËRI
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente