PROFIL- Kush është tregtari gjerman i armëve që furnizonte Ukrainën, rusët donin të vrisnin
Armin Papperger
GJERMANI- Inteligjenca amerikane ka shkatërruar një komplot rus për të vrarë shefin ekzekutiv të prodhuesit kryesor të armëve në Gjermani. Sipas mediave ndërkombëtare, komploti për të vrarë Armin Papperger, shefin ekzekutiv të Rheinmetall ishte në fazë të avancuar, kështu autoritetet amerikane informuan menjëherë homologët e tyre gjermanë. Këta të fundit shtuan sigurinë për të mbrojtur Papperger.
Papperger shoqërohet kudo nga një makinë patrulle dhe disa oficerë policie që mbajë në duar automatikë. I njëjti ekip e shoqëron kudo në vende publike si në ndeshje futbolli, evente apo dhe takime.
Rheinmetall është një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë, kompani e “specializuar” për të prodhuar predha artilerie dhe tankesh, si dhe automjete të blinduara. Ajo rriti ndjeshëm prodhimin e saj pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 dhe është një nga furnizuesit më të mëdhenj. Në shkurt, Rheinmetall zbuloi planet për të hapur një fabrikë municionesh në Ukrainë për të prodhuar dhe riparuar automjetet e blinduara që përdoreshin në luftë.
Ushtria ukrainase është e pajisur me një sërë armësh nga prodhuesi gjerman, duke përfshirë tanke Leopard 1 dhe automjete luftarake të këmbësorisë Marder. Përveç kësaj, kompania ka furnizuar Ukrainën me predha artilerie 155 mm, të cilat janë thelbësore në luftën e pamëshirshme të shkatërrimit të Ukrainës./ZËRI
Burimi