Profesionet e lira/ Kushtetuesja rrëzon pjesërisht ligjin: S’ka tatim 15%, cënohet liria e veprimtarisë ekonomike
👁2379
TIRANË- Gjykata Kushtetuese po jep vendimin për taksimin e profesionistëve të lirë. Kryetarja e GJK-së, Holta Zaçaj thotë: Ka disa pika në këtë ligj ku cënohet liria e veprimtarisë ekonomike. Shfyqizohet neni 69, pika 10.
*lajmi po përditësohet
Nga 1 janari profesionistët e lirë do të tatoheshin 15% mbi të ardhurat e tyre. Sipas ligjit, që tashmë do rishikuar, shpenzimet për ata që nuk kishin mbajtur asnjë regjistër gjatë vitit të kaluar, do të llogariteshin duke hequr një referencë 30% mbi fitimin e gjeneruar. Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës. Më pas, kësaj padie iu bashkangjitën edhe profesionistët e lirë dhe shoqëria civile./ZËRI
Burimi