Probleme në zgjedhjet në Kosovë, procesi i votimit në disa qendra në Prishtinë s’ka nisur ende

Probleme në zgjedhjet në Kosovë, procesi i votimit në disa qendra në Prishtinë s’ka nisur ende

FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Teksa procesi i votimit ka nisur në gjithë vendin, banorët e Prishtinës do të duhet të presin. Në disa qendra votimi procesi ende s’ka nisur. Votimi nuk ka filluar në qendrën e votimit në Prishtinë në Fakultetin e Edukimit. Sipas mediave në Kosovë, menaxheri i qendrës bëri me dije se ishin përballur me disa probleme teknike.
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Sipas raportimeve, pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente