Prej 21 ditësh në spital, Papa Françesku: Ju ndjek, Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Prej 21 ditësh në spital, Papa Françesku: Ju ndjek, Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Papa Françesku

ROMË- Shtypi i Vatikanit publikoi një audio-regjistrim të Papës Françesku, i cili ndodhet në spital prej 21 ditësh për shkak të problemeve me mushkëritë dhe frymëmarrjen. Zëri i Papa Françeskut është dëgjuar për herë të parë që kur u shtrua në spital me një pneumoni të dyfishtë. Edhe pse duket i dobët dhe pa fuqi, ai falënderoi “nga thellësia e zemrës së tij” ata që luteshin për shërimin e tij. 
Papa Françesku e dërgoi mesazhin në gjuhën e tij amtare, spanjisht.
Mesazhi audio, i cili u regjistrua në spitalin Gemelli në Romë, u transmetua gjatë lutjeve të mbrëmjes në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Ju falënderoj nga zemra për lutjet tuaja për shëndetin tim nga sheshi, ju shoqëroj nga këtu. Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë Virgjëresha Mari. Faleminderit,”-tha Papa.
AUDIOJA:

Papa Françesku u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt me një infeksion të rëndë respirator, i cili kërkonte trajtim të përshtatur vazhdimisht. Shqetësimet për shëndetin e tij u shtuan të hënën, kur u zbulua se ai kishte pësuar dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes. Në përditësimin e fundit të detajuar mbi gjendjen e tij, Vatikani tha se Papa nuk kishte ethe dhe analizat e tij të gjakut ishin “të qëndrueshme”.
Mjekët vazhdojnë ta përshkruajnë prognozën e tij me kujdes, duke theksuar se ai nuk është jashtë rrezikut. Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është stabile por nuk mund të bëhet asnjë parashikim për ecurinë e tij shëndetësore. Papa është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pneumonisë, një infeksion i mushkërive që mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose kërpudhat, pasi ka vuajtur nga pleuriti – një inflamacion i mushkërive – si i ri dhe i është hequr një mushkëri e pjesshme./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente