‘Plazhet bosh’, habit deputeti i PS, pyet Dumani: A ka SPAK një hetim për sabotim nga shërbimet e huaja inteligjente

‘Plazhet bosh’, habit deputeti i PS, pyet Dumani: A ka SPAK një hetim për sabotim nga shërbimet e huaja inteligjente

Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu ka pyetur këtë të hënë kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani nëse ka hapur hetim ndaj mediave që sipas tij dezinformojnë publikun duke shkruajtur se plazhet janë bosh dhe nuk ka turistë. Sipas Deliut, turizmi është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe ngriti dyshimet nëse kemi të bëjmë me një sabotim nga shërbimet e huaja inteligjente. Por Dumani tha se SPAK nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.
Denis Deliu: Turizmi është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ditët e fundit kemi parë në portale një sabotim turistik. Këtë vit ka një rritje të nivelit të dezinformimit. A ka hapur SPAK një hetim për sabotim ndaj këtij fenomeni nga shërbimet e huaja inteligjente, është ka informacione nga SHISH dhe struktura të tjera, pasi mendoj se këto lloj dezinformatash po dëmtojnë ekonominë shqiptare.
Altin Dumani: Nuk kemi asnjë informacion dhe asgjë për të ndarë për këtë pyetje./ZËRI
Burimi