
Plagosja me armë zjarri në Kavajë, arrestohet kushëriri i dy vëllezërve
👁2980
foto ilustruese
KAVAJË-Policia e Kavajës ka arrestuar njërin nga tre të kërkuarit për plagosjen e 43-vjeçarit në Luz të Vogël një ditë më parë. Bëhet me dije se është ndaluar kushëriri i dy vëllezërve, ndërsa ka dëshmuar dhe se ku është hedhur arma e krimit. Arma u gjet e hedhur në disa ferra. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy vëllezërve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
I plagosuri ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, bëhet me dije se janë identifikuar autorët dhe po vijon kontrolli në zonë për kapjen e tyre.
Burimi