Plagosi dy ditë më parë Lorenc Kostën, vetëdorëzohet Erjon Goxhara

Plagosi dy ditë më parë Lorenc Kostën, vetëdorëzohet Erjon Goxhara

Erjon Goxhara

TIRANË-Vetëdorëzohet pas dy ditësh në arrati Erjon Goxhara. Punonjësi i policisë Goxhara qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta. I plagosuri, drejtor i Zyrës së Monitorimit të Tregut të Energjisë Elektrike, ka humbur sasi të madhe gjaku dhe ka marrë plagë në këmbë. Pas vetëdorëzimit në Polici, pritet dëshmia e Goxharës për detaje të reja dhe shkakun që çoi në plagosje.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Burimi