Plagosi djalin e xhaxhait me armë zjarri, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Plagosi djalin e xhaxhait me armë zjarri, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Ilir Buçeza

DURRËS- Ilir Buçeza, 33 vjeç, është arrestuar nga policia në Durrës. I riu u shpall në kërkim nga policia, pasi dyshohet se 3 muaj më parë ka plagosur me armë zjarri në oborr kushëririn e tij, Eduart Buçeza, 24 vjeç.
Sipas policisë, Buçeza qëlloi me armë zjarri të riun pas një konflikti mes tyre në Shënavlash në Durrës.

“Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënavlashi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Plagosi me armë zjarri, një 24-vjeçar, rreth 3 muaj më parë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori kundër Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin I. B., 33 vjeç.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. B., 24 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Ngjarja ndodhi më 21 maj, ku Eduard Buçeza shkoi në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësorë pasi ishte plagsour në këmbë me armë zjarri nga kushuriri i tij. Sipas policisë, dyshohet se autori e ka plagosur djalin e xhaxhait të tij pas një konflikti për motive të dobëta. /ZËRI
Burimi