Pjesë e grupit Breçani-Mata, GJKKO lë në burg Ismail Zenelin

Pjesë e grupit Breçani-Mata, GJKKO lë në burg Ismail Zenelin

Ismail Zeneli

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës arrest në burg për Ismail Zenelin, i ekstraduar së fundmi nga Spanja për llogari të drejtësisë shqiptare. 
Ismail Zeneli, alias Luan Sadria u ekstradua një ditë më parë (23 Gusht) nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, si pjesë e grupit ‘Metamorfoza 2’, që drejtohej nga Ervin Mata dhe Eralbi Breçani, aktualisht të shpallur në kërkim. Zeneli, me origjinë nga qyteti i Kukësit, ishte përdorues i rrjetit social SKY, ku përdorte nofkat “Dajo”, “Dajloki” dhe “Transporter”.
Ai u vu në pranga në Madrid të Spanjës mbrëmjen e 27 nëntorit të vitit të kaluar, dhe tashmë do të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK për trafikkimin e lëndëve narkotike, si dhe për planifikimin e vrasjes së vëllezërve Nela, si hakmarrje për humbjen e vëllait të tij.

Zeneli për shkak hasmërisë ka planifikuar të vrasë dhe dy vëllezërit Nela të cilët ndodheshin asokohe në Britaninë e Madhe. Për të arritur këtë ai ka kërkuar ndihmën e punonjësit të policisë Dedan Gjonit i cili gjurmonte familjarët duke u bërë kështu bashkautor në krim./ZËRI
Burimi