Pazari për kokën e Talo Çelës, Mikel Qosja nuk pranoi kushtet e Dumanit, ai i vrau dy njerëzit më të afërt: Pushka top t’u bëftë!
Nuredin Dumani dhe Talo Cela
ELBASAN- Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të vëllezërve Çopja në Elbasan, që ZËRI ka siguruar, personazhet e botës së krimit i druhen arrestimeve, por edhe dekonspirimeve nga njëri-tjetri, aq sa bëjnë plane për të vrarë njerëz me të cilët kanë bashkëpunuar në ngjarje të rënda kriminale.
I tillë është dhe rasti i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, bashkëpunëtorë në disa ngjarje kriminale, të cilët më pas kanë bërë plane dhe për eleminimin e njëri tjetrit. Në një bisedë që ka pasur në SKY me shtetasin Kristal alias Elton Basha, Nuredin Dumani, shprehet se Talo Çela, gjatë një interviste televizive, i ka dhënë policisë indikacione se ku duhet të kërkojnë për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Në një moment gjatë bisedës me Bashën, Nuredin Dumani ka treguar për një pazar me shtetasin Mikael Qosja, i cili i kishte kërkuar që të vriste një person (i identifikuar më vonë si Erion Alibej) kundrejt shumës së 2 mln eurove. Mirëpo në këmbim Dumani i kishte kërkuar kokën e Talo Çelës, si dhe shumën prej 1.5 mln eurosh. Këtu ka nisur dhe krisja mes Dumanit dhe Qosjas, për shkak se ky i fundit nuk ka rënë dakord për marrëveshjen, që të vriste Talo Çelën, përkundrejt krimit që do të kryente i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
“Më datë 04.08.2020, poseduesi/përdoruesi i Kodit Pin Sky EÇ YR2N3M Nuredin Dumani, komunikon me përdoruesin/poseduesin e Kodit Pin Sky EÇ UTBPPE Elton Basha, të cilit i tregon se, Talo Çela nëpërmjet intervistës i ka dërguar mesazh policisë se ku duhet të kërkojnë. Më pas Nuredini shprehet se ka 4 muaj që po e kërkon Talo Çelën për ta vrarë, për këtë ka biseduar edhe me marokeninin (ku i referohet shtetasit Mikael Qosja, alias Kel Kamami), të cilit i ka treguar se vrasjen e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia i ka kryer Nuredini sepse Miri (Besmir Haxhia), Altin Ndoci bashkë me Talon do të vrisnin Nuredinin dhe vëllain e tij Dashin.
Mikael Qosja i ka thënë Nuredinit të lumtë dora por na prishe punë se ato i kishim gjuajtës të mirë. Më pas, Nuredin Dumani i tregon Elton Bashës se, Mikael Qosja, i ka kërkuar një nder për një x person kundrejt shumës prej 2.000.000 Euro, ndërsa Nuredini i ka kërkuar 1.500.000 Euro dhe Talo Çelën të gjallë ose të vdekur. Mikaeli nuk ka pranuar dhe i ka thënë Nuredinit se do ia jepte Talon pasi Nuredini të kishte mbaruar punë me personin x. Nuredini shpjegon se nuk ka rënë dakord me Kelin të cilit i ka kërkuar Talo Çelën dhe 500.000 Euro kapar. Keli nuk ka pranuar dhe i është lutur Nuredinit që ta falë Talon dhe të bëhen sërish miq”, thuhet në dosje.
Si pasojë e krisjes, mes tyre, Dumani është hakmarrë ndaj Qoses, duke i vrarë dy nga njerëzit e tij më të afërt, Emiliano Ramazanin dhe Regis Runajn.
“Nuredini ka debatuar me marokenin (Mikael Qosen), të cilit në fund i ka thënë: “o Kel unë jam burrë dhe do ta mbaj fjalën meqë do luftë me mua do të vras njerëzit e tu më të afërt”. Keli i ka thënë “pushka top tu bëjtë”. Më pas Nuredini i tregon Eltonit se pas një muaji nga diskutimi me marokenin (Mikael Qosen), i ka vrarë djalin e hallës dhe shokun me të ngushtë, në Elbasan, për të cilët sqaron se njëri është ekzekutuar me pistoletë ndërsa tjetri me thikë, ku i referohet shtetasve të ndjerë (Emiliano Ramazani dhe Regis Runaj”)”, vijon dosja e siguruar nga ZËRI.
Planet e Nuredin Dumanit, për të vrarë Talo Çelën, shpalosen dhe një një bisedë që ai ka pasur në SKY me të vëllanë e tij, Dashnorin. Nuredin Dumani paralajmëron të vëllanë, se mund të arrestohet nga policia, për shkak të deklaratave që Talo Çela ka dhënë në media. Nuredin Dumani i tregon të vëllait për pazarin e prishur me Qosen, që çoi më pas në hakmarrjen e tij.
“Nuredin Dumani, i shprehet vëllait të tij Dashnor Dumani, të cilit i thotë se duhet ti kishin shfarosur Kelin, Talon dhe të tjerët pasi ata mund të kishin vrarë Nuredinin dhe Dashin nëse ky i fundit do kishte qenë në Shqipëri. Nuredini i kërkon Dashit ta ndihmojë për të kapur Talo Çelën, për të cilin shprehet se është bukë shkelur dhe do ja marrë shpirtin.
Nuredini i shpjegoni Dashit se, policia mund ta arrestoj Dashin pas deklaratave që Talo Çela ka bërë në media. Nuredini, i tregon Dashit se nuk ka qen me Talon dhe Altinin në vrasjet që ka kryer në Durrës, por mekaniku (ku i referohet Klevis Allës), ka përfshirë Talon dhe Altin Ndocin. Nuredini i tregon vëllait të tij Dashit se ka biseduar me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, të cilët kanë akuzuar Nuredinin dhe Dashin për vrasjet.
Në vijim Nuredini i shpjegon i shpjegon vëllait të tij se pas vrasjes së Besmir Haxhisë, Nuredin Dumani ka biseduar me Kelin (Mikael Qosen), të cilit i ka kërkuar ti japë Talo Çelën, ndërsa Keli-i-ka-ofruar-2-milion-Buro-dhe-Talon-në këmbim-të vrasjes së krymit (Erion Alibej) nga Nuredini. Nuredini ka pranuar duke i kërkuar 1 milion Euro dhe pasi të jepte prova që mund ta kapte krymin (Erion Alibej) Keli duhet ti jepet Talo Çelën në të kundërt nuk bëhej.
Nuk kanë rënë dakord dhe më pas Keli e ka pyetur Nuredinin se përse i ka vrarë njerëzit e tij. Nuredini i tregon vëllait të tij se Kelit (Mikael Qoses) i ka vrarë dy njerëz, djalin e hallës me 25 thika dhe shokun më të ngushtë Ilin që ka patur servis. Në vijim Nuredini e pyet vëllain e tij Dashnor Dumani nëse është i përfshirë në atentate në Elbasan. E pyet nëse është përfshirë te turku (vrasja e trefishtë e Bradasheshit). Nuredini shprehet se, për këtë ngjarje thonë se kanë gjuajtur dy veta dhe Talo ka qenë shofer. Nga natyra e bisedës që Nuredin Dumani zhvillon me vëllain e tij Dashnor Dumani, kuptohet se në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit ku është vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, kanë marrë pjesë Talo Çela, shofer i automjetit të përdorur në atentat, Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia të cilët kanë qëlluar si dhe Dashnor Dumani, i cili në këtë bisedë del që ka marrë pjesë por nuk ka qëlluar”, thuhet më tej në dosje./ZËRI
Burimi