Pazar me jetën e pacientëve, mjekja Pere kapet me gazetarët: Më nxirrni pak bukur se më keni shëmtuar te fotot

Pazar me jetën e pacientëve, mjekja Pere kapet me gazetarët: Më nxirrni pak bukur se më keni shëmtuar te fotot

Mjekja Alketa Pere

TIRANË- Teksa ishte duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e saj të sigurisë, mjekja Alketa Pere, ka qenë shumë e irrituar me mediat, që sipas saj i kanë shtrembëruar fotot.
Mjekja e Onkologjikut pretendon se gjatë punës së saj nuk ka dërguar asnjë pacient drejt klinikave private, dhe se personalisht punon vetëm në shtet. Megjithatë mjekja u shpreh falenderuese ndaj prokurorit të çështjes, dhe tha se hetimeve do të duhet që t’iu shkohet deri në fund.  

Alketa Pere: Më nxirrni pak bukur se më keni shëmtuar te fotot. Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në spitalin privat. E falenderoj prokurorin për punën që kam bërë, sot kam ardhur që të bëj mbrojtjen time, jam komplet e pafajshme. Unë nuk punoj në asnjë klinikë private, prit një minutë mi, se më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar fotot. Unë e ruaj deri në pikën e fundit etikën me personat e sëmurë me kancer, se kam persona të sëmurë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, dhe gjithçka tjetër.
Çfarë keni bërë ju për ta denoncuar gjendjen?
Mjekja: Mund të ketë shkelje diku, se personat mund të jenë të varur nga ekonomia, por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush i ka dërguar pacientët në privat. Unë përfaqësoj veten time, një minutë, një minutë. Dosja ime për të drejtuar atë institucion ka përfunduar në plehra, unë do të vazhdoj që të shkoj në Onklogjik, po kush je ti për të ma treguar.
Mjekja Pere është një nga 7 personat, e vënë nën masë sigurie pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës, ku u provua se pacientëve nuk iu jepej shërbim në spitalin Onkologjik, në mënyrë që të shkonin drejt klinikave private ku mjekët ishin të dypunësuar. Gjithashtu në përgjime rezultonte se pacientëve nuk iu jepej doza e duhur e ilaçeve për seancat e kimioterapisë. /ZËRI 
Burimi