‘Pashë tmerr me sy, ishte gjysmë i zhveshur, po e tërhiqte vajzën drejt vetes’, dëshmi tronditëse nga ngjarja në Maliq

‘Pashë tmerr me sy, ishte gjysmë i zhveshur, po e tërhiqte vajzën drejt vetes’, dëshmi tronditëse nga ngjarja në Maliq

MALIQ- Maliqi u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku një 71-vjeçar tentoi të përdhunojë një 9-vjeçare në këndin e lojërave.
Fatmirësisht e mitura u shpëtua nga një vajzë më e rritur, e cila pa të gjithë ngjarjen. Sipas dëshmisë së saj në polici, ai e kishte marrë të miturën me vete dhe në momentin që ajo afrohet pranë tyre i sheh gjysme të zhveshur.
Sipas dëshmitarës, ai po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes dhe ajo ndërhyu në këto momente dhe e shpëtoi atë.
“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletëshme.
Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur.
Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.
Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.
Ishte gati për të kryer marrdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.
71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen”, tha dëshmitarja. /ZËRI
Burimi