Pas pesë ditësh që kërkonin ndërhyrje nga ajri, helikopteri Cougar angazhohet për shuarjen e flakëve në Mirditë

Pas pesë ditësh që kërkonin ndërhyrje nga ajri, helikopteri Cougar angazhohet për shuarjen e flakëve në Mirditë

Zjarr ne Mirdite

MIRDITË- Pesë ditë pas aktivizimit të disa vatrave të zjarrit në bashkinë Mirditë, është bërë ndërhyrja me helikopter për të shuar flakët. Pas kërkesave të shumta nga banorët dhe Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi për ndërhyrje nga ajri, ditën e sotme helikopteri Cougar është angazhuar në zonat e bjeshkëve të Fanit dhe Oroshit. Situata më e vështirë mbetet në fshatrat Petoç dhe Lajthizë ku dendësia e pemëve është shumë e madhe, e po ashtu territori i vështirë. 

Forcat operacionale, së bashku me zjarrfikësit lokalë po punojnë për të mbajtur zjarret larg banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin dhe Petoq. Në ndihmë gjithashtu janë edhe zjarrfikësit nga bashkitë e Tiranës dhe Kamzës.

Njoftimi i plotë:
Helikopteri Cougar dhe 60 efektivë të FA u bashkohen forcave për shuarjen e zjarrit në Mirditë
Helikopteri Cougar dhe rreth 60 efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit që po zhvillohet në një sipërfaqe me pishë e shkurre, në njësitë administrative Fan dhe Orosh të bashkisë Mirditë.
Së bashku me punonjës të strukturave vendore, mjete zjarrfikëse, forcat operacionale e kanë përqendruar punën në mbajtjen e zjarrit larg banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njësisë administrative Fan, në rrugën që shkon në Shëngjin.
Në ndihmë të këtyre forcave janë edhe zjarrfikës nga bashkitë e Tiranës e Kamzës me mjetet e tyre.
Të tjera forca janë duke  punuar për izolimin e zjarreve në 5 vatrat e tjera aktive në Kurbin, Kukës, Vlorë, Shkodër e Korçë, ku situata është nën kontroll.
Burimi