Pas 9 orësh luftë me flakët, vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Gjirokastër

Pas 9 orësh luftë me flakët, vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Gjirokastër

Pamje nga vendngjarja

GJIROKASTËR- Pas 9 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit mundën të izolojnë vatrën masive të zjarrit, e cila u aktivizua dje në Valarë në Gjirokastër. Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe përmasat e tij kërcënuan fshatrat Arshi Lengo, Dhoksat dhe Asim Zeneli.
Nga flakët e mëdha u përfshi edhe kalaja historike e Shën Triadhës monument kulture i kategorisë së parë, por edhe antenat e disa operatorëve telefonikë dhe televizivë, të cilat ishin të vendosur në të njëjtën kodër.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë edhe rreth 50 efektivë të FA, të cilët ndodhen ende në terren për të monitoruar situatën. /ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente