Parashikimi i motit/ Reshje dhe stuhi intensive gjatë javës pas një vere të nxehtë
Foto ilustruese
TIRANË- Pas një vere me temperatura përvëluese, mbi mesataren klimatike, moti në vendin tonë dhe në pjesë të tjera të Evropës pritet të ndryshojë ndjeshëm. Meteorologët raportojnë depërtimin e disa qendrave të thella të presionit të ulët, të shoqëruara me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta, të cilat do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme atmosferike sipas Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.
Ky ndryshim i motit do të përkthehet në reshje intensive shiu, stuhi të forta, shkarkesa elektrike, breshër dhe erëra të fuqishme.
Ditën e hënë fillimisht moti do të jetë i kthjellët me vranësira në shtim. Deri në mesditë, reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në ultësirën perëndimore me intensitet mesatar në formë shtrëngatash. Në mbrëmje, reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin, me intensitet të lartë në ultësirën perëndimore, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Për tu pasuar nga e marta me një mot kryesisht të vranët, me reshje shiu mesatare, ndërsa në ultësirën perëndimore lokalisht reshjet do të arrijnë intensitet të lartë. Në mesditë, reshjet do të dobësohen në intensitet.
Temprraturat per kete jave
Dita e mërkurë dhe e enjte do të rikthehen kthjellimet, por do të ketë alternime vranësirash të dendura, të cilat do të sjellin reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Ndërsa dita e premte përsëri mot i vranët me reshje intensive shiu, veçanërisht përgjatë ultësirës perëndimore, ku reshjet priten të jenë të larta në formë rrebeshe dhe stuhi.
Gjithashtu, e hëna dhe e premtja do të shoqërohen me erë të fuqishme jugore, me shpejtësi deri në 20-22 m/s, duke krijuar problematika përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Temperaturat do të pësojnë rënie graduale, por në disa ditë do të rikthehen mbi 30 gradë Celsius për shkak të erërave të forta jugore./ ZËRI
Burimi