Paralajmëron Konjufca: Kemi informacione, Serbia po përgatitet për tjetër sulm në Kosovë

Paralajmëron Konjufca: Kemi informacione, Serbia po përgatitet për tjetër sulm në Kosovë

Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në një deklaratë për mediat, ka folur për tre kushtet që ka vendosur kryeministri Albin Kurti për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i fundit u zhvillua në 26 qershor në Bruksel, por pa një rezultat pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk u takuan me njëri-tjetrin.
“Ne si institucione qëndrojmë të vendosura sa i përket tri kushteve. Le të flasim për atë që është quajtur mos nënshkrimi i marrëveshjes, pikërisht për këtë, Serbia ka marrë pozicionin që nuk respekton marrëveshjen, E dyta, çështja e kryekriminelit Radoiçiqi, ai ndodhet i lirë dhe vepra e tij nga shteti serb po trajtohet më e lehtë se me qenë shkelje trafiku, plotësisht i lirë në Serbi dhe po mbrohet atje”, tha ai.
Ndër të tjera kreu i parlamentit të Kosovës Konjufca tha se Kosova ka informacione për disa përgatitje që po bëjnë disa të rinj në Serbi, për një sulm të mundshëm.
“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual. Por, ne jemi gjithmonë, dhe institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përballemi me çka do që vjen nga Serbia, dhe me një koordinim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe ushtarake që veprojnë në Kosovë”, theksoi ai.
Deklarata vjen pas posterave me fytyrën e presidentit serb në katër komunat në veri të vendit. Shfaqja e këtyre posterëve në veri ndodh në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të larta që nga maji i vitit të kaluar, kur kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat në veri, nisën mandatin. Tensionet u rritën edhe më shumë në shtator, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter./ZËRI
Burimi