PAMJET- Mjaftojnë pak minuta shi! Përmbyten rrugët në Shkodër dhe Lezhë

PAMJET- Mjaftojnë pak minuta shi! Përmbyten rrugët në Shkodër dhe Lezhë

SHKODER

TIRANË- Veriu i vendit është përfshirë mëngjesin e sotëm nga një mot i paqëndrueshëm, që kanë sjellë reshje intesive shiu në Shkodër dhe Lezhë. Për shkak të sasisë së madhe të reshjeve, por edhe problemeve të vazhdueshme me kanalet kulluese, në disa lagje të Lezhës dhe të Shkodrës janë shfaqur probleme me kalimin e makinave dhe qytetarëve në rrugë. Në videon e mëposhtme, shihet situata në qytetin e Shkodrës, ku niveli i ujit në rrugë ka arritur disa centimetra.

I gjithë vendi do të jetë paraditen e sotme nën pushtetin e motit të paqëndrueshëm, ndërsa pasditja do të rikthejë diellin dhe temperaturat e larta.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe pjesërisht në perëndim të vendit. Gradualisht në orët e mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 16 deri 29°C, në zonat e ulëta 18 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 21 deri 32°C./ZËRI 
Burimi