
PAMJET e rënda! Makina merr përpara protestuesit në Serbi
PAMJE NGA NGJARJA
SERBI-Një incident është regjistruar në Serbi ku një automjet është futur mes turmës së njerëzve dhe ka marrë përpara edhe një protestuese. Pasi makina ka ecur disa metra me protestuesen mbi kofano, ajo është përplasur në tokë ndërsa të tjerët i kanë shkuar në ndihmë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, policia arrestoi shoferin 50-vjeçar, i cili dyshohet se i bëri rezistencë arrestimit.
“Personat që u goditën në zonën e Belë Vodës ishin dy gra dhe një i ri, të cilët janë kontrolluar në urgjencë. Pas diagnostikimit të plotë janë konstatuar lëndime të lehta trupore”, njofton zyra e shtypit e ministrisë, duke theksuar se po vijon bashkëpunimi me prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Beogradi është përfshirë nga protesta masive të studentëve serbë kundër korrupsionit. Studentët serbë kanë protestuar për javë të tëra, por kanë paralajmëruar se e sotmja do të jetë protesta më e madhe e tyre deri tani. Slogani “me 15 mars për 15” ka të bëjë me 15 viktimat e rrëzimit të betonit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.
Burimi