PAMJET/Aksidenti me makinat luksoze, Dauti dhe Barami grushtohen me njëri-tjetrin

PAMJET/Aksidenti me makinat luksoze, Dauti dhe Barami grushtohen me njëri-tjetrin

pamje nga mjetet

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në afërsi të TEG-ut, ku dy vajza fillimisht janë përplasur me njëra-tjetrën me mjetet e tyre. Pas aksidentit dy të rejat kanë thirrur të afërmit e tyre, por sqarimi ka përfunduar në përplasje fizike, madje dhe në njerrjen e armës së zjarrit. Bëhet fjalë për Fatjon Dautin dhe Mario Baramin, të cilët gjatë konfliktit janë goditur dhe me sende të forta. Dauti ka përfunduar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. 
Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe një armë zjarri, por ende nuk është konfirmuar se cilit prej personave të përfshirë i përket. Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë një nga mjetet luksoze, me targa angleze, të përfshira në aksident, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI
Burimi