
Pak ditë pas dorëheqjes së Rrumbullakut, Ministria e Brendshme hap aplikimet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha
TIRANË- Pas dorëheqjes së Muahmet Rrumbullakut, ditën e sotme është shpallur thirrja për aplikimet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se të interesuarit kanë afat vetëm 7 ditë për të dorëzuar aplikimet e tyre. Gjithashtu aplikantët duhet te kenë shtetësi shqiptare, mos të jenë të dënuar më parë dhe mos të kenë konflikte interesi. E detyrueshme është edhe posedimi i nje grade të rolit të mesëm drejtues.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pak ditë më parë ftoi të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji, të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Sipas ministrit, përzgjedhja e drejtorit të ri do të bëhet në bazë të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë./ ZËRI
Burimi