“OTP Albania”, zyrtarisht një bankë mashtruese! Si ‘zhyti’ klientët e Alpha Bank në overdrafte përmes kartave të kreditit (SKEMA)
Banka “OTP Albania”
TIRANË- Banka “OTP Albania” sh.a. është zyrtarisht pjesë e institucioneve financiare të cilave nuk mund tu besosh as një llogari rrjedhëse! ZËRI ka mësuar se “OTP Albania” ka përfituar nga bashkimi teksnik dhe operacional me Bankën Alpha Albania për të ‘zhytur’ në overdraft të gjithë klientët pa dijeninë e tyre.
SKEMA E PËRDORUR
Konkretisht, Banka “OTP Albania”, kartat e kreditit të klientëve të ish-Bankës Alpha, pas ndryshimit të procesorit të kartave dhe bashkimit me përthithje, i ka hapur në formën e overdraft-it me datë hapje gusht 2023 dhe me balancë debitore që përbehet nga komisione të disa viteve të shkuara, për të cilat klienti nuk ka qenë në dijeni dhe nuk janë raportuar si detyrim nga ish-Banka Alpha.
Këtu përfshihen edhe karta krediti të mbyllura, me status “5” në Regjistrin e Kredive, si dhe karta të skaduara. Këtyre klientëve u janë ngarkuar në vijim komisione të tjera shtesë nga sistemi i Bankës OTP.
Rrjedhimisht, detyrimet e këtyre kartave të kreditit shfaqen si overdrafte me tepricë debitore dhe të klasifikuara si kredi me problem, gjë për të cilën klientët nuk kanë pasur dijeni.
Për këtë shkelje, Banka e Shqipërisë ka marrë vendimin që ta gjobisë bankën 0.8 milionë lekë të reja.
Shkresa
Shkresa
Shkresa
Numri i klientëve që janë mashtruar nuk dihet ende dhe nuk dihet as se çfarë masash janë marrë kundrejt klientëve. A rezultojnë ata ende kredimarrës të këqinj? Si është proceduar me çështjen e tyre?
ZËRI i dërgoi një kërkesë për informacion Bankës së Shqipërisë për tu njohur me të tjera detaje, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë ende një përgjigje.
Burimi