Opozita kundër ‘Antikorrupsionit’, Rama: Politikë kush jam unë apo ti, as vetë se besojnë që do jenë në pushtet
Edi Rama
TIRANË- Komisioni i Posaçëm AntiKorrupsion është kundërshtuar nga opozita, sipas të cilës nuk ka si synimin luftën ndaj korrupsionit. Por në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Rama u bëri thirrje të marrin pjesë. Sipas tij ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të jenë të interesuar të jenë pjesë e Komisionit.
Rama: Nuk bëhet politikë dite kush jam unë apo ti, por të gjithë që janë zgjedhur nga populli duhet të jenë pjesë, aq më tepër kur i dëgjon të vijnë në pushtet vitin tjetër. Duhet të jesh më interesuari të jesh pjesë e tryezës, qoftë edhe si një kurs parashkollor që kur të marrësh pushtetin të jesh gati. Por gjasat janë që askush nga ata që duan të jenë në pushtet as vetë se besojnë.
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u ngrit një ditë më parë vetëm me 74 votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita bojkotoi procesin e votimit. Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor, ndërsa drejtues pritet të jetë socialisti Fatmir Xhafaj. Objekti i komisionit, sipas projekt-vendimit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit./ZËRI
Burimi