Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro, në pranga dhe shqiptarë

Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro, në pranga dhe shqiptarë

Pamje nga operacioni

ITALI- 16 persona janë arrestuar në Itali, si pasojë e një mega-operacioni antidroge nga policia e Pistoias.
Mediat italaine bëjnë me dije se 6 prej të arrestuarve u është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, për 4 u caktua arrest shtëpie dhe për 6 të tjerë u caktua detyrim paraqitje.
Sipas autoriteteve të dyshuarit janë me kombësi italiane dhe shqiptare, ata akuzohen për trafik dhe posedim të lëndëve narkotitke, kryesisht kokainë. Policia gjatë operacionit sekuestroi para dhe mallra me vlerë mbi 2 milionë euro.
Operacioni dhe kontrollet u shtrinë jo vetëm në zonën e Pistoias, por edhe në provincat e Pizës, Pratos dhe Perugias me mbështetjen e efektivëve të zonës.
Hetimet lidhur me grupin nisën në korrik 2023 dhe vijuan deri në janar 2024. Gjatë hetimeve janë kryer tre arrestime flagrante dhe dy procedime në gjendje të lirë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Gjatë këtij mega-operacioni janë sekuestruar gjithsej 1218.7 gram kokainë, 6.6 gram hashash, armë dhe municione. /ZËRI
Burimi