“Oficerët e RENEA fjetën në pyll për ta kapur”/ Klodiana Lala tregon detaje nga aksioni për kapjen e Marklen Hakës

“Oficerët e RENEA fjetën në pyll për ta kapur”/ Klodiana Lala tregon detaje nga aksioni për kapjen e Marklen Hakës

Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje rreth arrestimit të Marklen Hakës nga forcat RENEA. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala shpjegoi se RENEA e ka ruajtur prej ditësh madje kanë fjetur edhe në pyll vetëm për të arritur të kapin Hakën. I gjithë aksioni ishte organizuar, pasi sipas saj kishte pasur informacione se Haka ishte në shtëpinë e të afërmit të tij.
Madje, sipas saj, të gjithë ishin mbledhur për një darkë familjare.
“Policia e Tiranës, ka patur plan për operacion në Nikël, por është menduar të shkojë RENEA. Ai është larguar maksimumi deri në Kosovë, është personazh shumë lokal. Në 2 shtator e kanë identifikuar, nuk kanë patur mundësi për ndërhyrje. Në datën 6 është kthyer bashkë me disa miq dhe ishin bërë gati për të drekuar, kishin sjellë prodhime të detit dhe pije. Gjatë kësaj kohe RENEA bashkë me policinë e Tiranës, kanë fjetur në pyll dhe e kanë monitoruar banesën me dron, me dylbi gjatë natës. Kanë bllokuar daljen e automjeteve dhe kanë ndërhyrë,”-tha në fjalën e saj Lala./ZËRI
Burimi