‘Nxorri armën nga brezi, po e mbushte, ia mora nga dora’/ Rrëfimi i Esmerald Ballës, si nisi debati me të atin: E pyeta…
Edison Brahaj dhe Esmerald Balla
TIRANË- Vetë Esmerald Balla, pas pranimit të krimit se kishte vrarë të atin për para ka zbuluar dinamikën e plotë të krimit. E gjithë ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, teksa babë e bir po shkonin tek biznesi i tyre “Ferma Balla” për t’u kujdesur për delet. Tek stallat, sipas tij, i ati ka filluar që ta fyejë pasi po i kërkonte të që shkonte tek kopeja e deleve pasi me to nuk kishte asnjë bari.
Në atë moment, djali e pyet nëse e kishte parë kasafortën.
“Babai më tha se kasafortën e kishte marrë dhe e kishte hapur tek Lida (Lindita, gruaja me të cilën kishte lidhje), i ka marrë lekët dhe kasafortën e ka lënë te kodra”.
Në këtë moment, sipas dosjes së publikuar nga ‘ReportTv’, i akuzuari u shpreh se ishte acaruar dhe ishte përplasur me të atin. Por, në një moment ishte stepur pasi kishte parë që 62-vjeçari kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe po e mbushte me fishekë. Këtu pretendohet se ka ndodhur vrasja, pasi i riu i ka marrë armën dhe e ka qëlluar.
“Pasi ia mora armën i tronditur, e ngaqë nuk dija çfarë të bëja, e qëllova dhe një herë tjetër me sa kujtoj. Babai ra në tokë dhe nuk kishte më shenja jete,”-tregon 30-vjeçari.
Kështu, me ndihmën e shokut të tij, kufomën e hodhi në pus. Për zhdukjen e Enver Ballës u shqetësua partnerja e tij, e cila ishte interesuar tek djemtë për 62-vjeçarin pasi nuk kishte arritur që të lidhej dot me të. Fillimisht telefonoi Esmeraldin, i cili kishte thurur planin për të inskenuar zhdukjen e të atit. Fillimisht e kishte akuzuar se ajo dhe i ati i tyre ishin zhdukur bashkë me paratë, e më pas e kishte ofenduar.
“Që në momentin që djali i Enverit e ka sharë në telefon duke e akuzuar që ajo kishte dorë në zhdukjen e babait të tyre, nuk u interesua më për Enverin,”-shtoi ajo.
Vrasja e 62-vjeçarit u denoncua si humbje pa gjurmë e viktimës që më 13 gusht, ndërsa më 3 shtator u zbardh vrasja dhe trupi i kufomës u gjet i hedhur në një pus. Bashkë me të birin e viktimës, u arrestua edhe miku i të riut, Edison Brahaj, i cili ndihmoi në fshehjen e kufomës./ZËRI
Burimi