Nuk ndalet Joe Biden, bën gafën e radhës, ngatërron postin dhe… gjininë
Joe Biden
SHBA- Nuk kanë fund gafat e presidentit demokrat Joe Biden, i cili kandidon për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Këtë herë, ngatërroi gjininë dhe postin.
“Meqë ra fjala, jam krenare që jam, siç thashë, zëvendëspresidentja e parë, gruaja e parë me ngjyrë … që shërbeu përkrah një presidenti me ngjyrë. Krenar që punoj me gruan e parë me ngjyrë të Gjykatës së Lartë. Ka shumë që mund të bëjmë sepse jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai për një radio amerikane.
Fakti që 81-vjeçari Biden e përshkroi veten si një grua me ngjyrë gjatë një interviste, po bën xhiron e rrjetit ndërsa po shtohen thirrjet që ai të tërheqë kandidaturën pasi një vale revolte nga emra të rëndësishme të demokratëve i kërkojnë largimin nga gara.
Biden me gjasë donte të theksonte emërimin e Kamala Harris si zëvendëspresidentja e parë femër me ngjyrë të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ai shkaktoi edhe një herë konfuzion në partinë e tij dhe në opinionin publik, përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Ai më tepër kujtoi se kishte shërbyer si zëvendëspresident në administratën Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, dhe vazhdoi të thoshte se ishte krenar që shërbente me një president me ngjyrë. Referenca e presidentit demokrat në Gjykatën e Lartë ka të bëjë me Ketanji Brown-Jackson, gjyqtarja e parë femër me ngjyrë, e emëruar prej tij në vitin 2022./ZËRI
Burimi