Nuk ka qetësi në Prishtinë, sërish përplasje me armë zjarri në vendin ku ndodhi përplasja mes fiseve

Nuk ka qetësi në Prishtinë, sërish përplasje me armë zjarri në vendin ku ndodhi përplasja mes fiseve

Pamje nga vendngjarja

PRISHTINË- Sërish përplasje me armë zjarri në Prishtinë! Raportohet se sërish ka ndodhur një përplasje me armë zjarri në Prishtinë në lagjen “Aktash”, ku para dy ditësh ndodhi një përplasje mes fiseve më me ndikim në Kosovë, nga ku mbeti i vrarë Premtim Gashi.
Sipas “Gazeta Sinjali”, një punëtor i “Extreme Pizza” është sulmuar me armë zjarri. Sipas pamjeve, i dyshuari përplaset me punëtorin, i cili del nga makina ku debatojnë së bashku. Më pas autori i vendos armën në kokë punëtorit, por ky i fundit e shtyen atë. Fatmirësisht nga ky konflikt nuk raportohet për viktima.

Mbrëmjen e së dielës, po në këtë lagje u përplasen me armë zjarri dy fise, Sekiraqët dhe Capat. Nga kjo përplasje mbeti i vdekur Premtim Gashi i familjes së “Capave”. Bëhet me dije se viktima ishte liruar me kusht nga burgu 2 javë më parë, pasi ishte dënuar për një plagosje që ndodhi në vitin 2023.
Poshtë trupit të viktimës, autoritetet e policisë në Kosovë kanë gjetur edhe një kallashnikov, të cilin dyshohet se e përdori gjatë përplasjes me armë.
Ndërsa nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.
Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).
Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi. /ZËRI/
Burimi