Një film për Ismail Kadarenë, regjisori Piro Milkani rrëfen për bashkëpunimin: Nuk e falte mediokritetin
Piro Milkani
TIRANË- Regjisori Piro Milkani, i cili mban firmën e një filmi dedikuar Ismail Kadaresë për jetën e tij ka kujtuar gjeniun e letrave shqipe. Në një intervistë të dhënë për “Debat”, Milkani ka treguar detaje nga prapaskenat e filmit duke zbuluar se Kadare ka dhënë kritika dhe sugjerime për filmin. Ndër të tjera theksoi se shkrimtari ishte një person që nuk e donte mediokritetin, ndaj ishte i interesuar që gjithçka lidhur me filmin të shkonte mirë.
“Ishte një bashkëpunim me Kadarenë, kam bashkëpunuar me të që në 1969, kemi pasur takime dhe diskutime të ndryshme, kënaqësi ishte e veçantë, realizuam një film për 1 orë e 10 minuta, ishte një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, xhiruar në Gjirokastër, Moskës, Parisë e Tiranë, Kadare interesohej shumë, më pyeste “pse e vonon kaq shumë” dhe unë i thoja që “dua të bëjë një film shumë të mirë”. Pata emisione të veçanta se është një njeri që nuk fal mediokritetin e realizmit, kishim shumë emocion dhe shkuam në studio për të parë punën, kisha shumë emocion, filloi të bënte disa vërejtje thelbësore dhe disa sugjerime. Një njeri me mendje të ndritur dhe autoritar. Bashkëpunimi ishte një mrekulli,”- tha Pirro Milkani.
Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI
Burimi