![Ngritën plantacion me 3000 bimë kanabisi në Spanjë, arrestohet shqiptari, arratiset tjetri! Flinin në çadër dhe ruanin drogën](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/ngriten-plantacion-me-3000-bime-kanabisi-ne-spanje-arrestohet-shqiptari-arratiset-tjetri-flinin-ne-cader-dhe-ruanin-drogen_66d4a8c70838a.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Ngritën plantacion me 3000 bimë kanabisi në Spanjë, arrestohet shqiptari, arratiset tjetri! Flinin në çadër dhe ruanin drogën
Shqiptari i arrestuar
SPANJË- Një shqiptar është kapur duke u kujdesur për plantacionin me 3 mijë bimë hashashi në pylli e Teruelit në Spanjë. Kështu, sipas mediave spanjolle, Gjykata e ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Emri i shqiptarit nuk u bë i ditur, por në këtë foto kryesore shihet momenti kur një efektiv e fut në Gjykatën e Teruelit.
Arrestimi ndodhi në orët e para të së enjtes së kaluar gjatë një operacioni anti-drogë. Ishin qytetarët ata që identifikuan plantacionin e kanabisit me më shumë se 3000 bimë, e më pas njoftuan Policinë.
Garda Civile kontrolloi zonën dhe gjeti dy persona që flinin në çadra, lëviznin nëpër vende të ndryshme dhe që do të merreshin me ujitjen dhe mirëmbajtjen e bimëve të kanabisit. Në momentin e ndërhyrjes njëri prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri u arratis./ZËRI
Burimi