Nga plagosja në vrasje/ Dy ngjarjet për XHELOZI që tronditën njerëzit
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta
TIRANË- Hakmarrja, pazaret e drogës apo konfliktet e çastit janë motivet që shpesh herë shoqërojnë ngjarjet kriminale. Së fundmi ajo që ka tronditur opinionin publik është xhelozia. Dy ngjarje të ndodhur në kryeqytetin e Tiranës kanë shkak motivin e xhelozisë. Tradhtia apo ngacmimi, si duket nuk kanë qenë të pëballueshme për efektivin e Policisë Erjon Goxharën dhe 25-vjeçarin Darmian Keli. Goxhara qëlloi për bashkëshorten me armë zjarri 6 herë drejt Lorenc Kostës, duke e lënë të plagosur, e ndërsa sot Keli goditi për vdekje 4 herë me thikë, Amarildo Hoxhallarin për të dashurën.
Plagosja me armë zjarri në “Komunën e Parisit”
Erjon Goxhara të hënën e 19 Gushtit, plagosi disa herë me armë zjarri drejtorin e ERE-s Lorenc Kostën, pasi ka mësuar tradhëtinë e bashkëshortes së tij. Goxhara ka thënë para gjyqtarit se plagosjen e ka kryer në kushte të tronditjes së rëndë psikike, për shkak të situatës që kishte shkaktuar Kosta, në familjen e tij. Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Vetë bashkëshortja e Goxharës, ka deklaruar se tradhtia ka ndodhur vetëm një herë, disa kohë më parë, dhe tashmë ajo me Kostën mbante vetëm marrëdhënie profesionale, duke qenë se punonin në të njëjtin vend pune, dhe kanë pasur marrëdhënie varësie.
Pesë ditë më vonë, pasditen e sotme ( 24 Gusht) xhelozia do të bëhej motiv i një vrasjeje në zonën e Astirit
Damir Keli vrau me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallarin, pasi ky i fundit i ka ngacmuar të dashurën. Ngjarja u shënua rreth orës 18:45, tek Unaza e Re. Amarildo Hoxhallari u qëllua 4 herë me thikë nga Darmian Keli, dy herë në zemër dhe 2 herë në këmbë. Amarildo i ngacmoi me motorr të dashurën 25-vjeçarit, për këtë arsye ka nisur një konflikt fizik mes dy të rinjve në mes të rrugës. Hoxhallari u dërgua në spitalin e Traumës por në orën 20:00 u mësua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda./ZËRI
Burimi