Nga marijuana tek kokaina rozë, sekuestrohen dhjetëra kilogramë drogë në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar
Panajot Mahmutaj, 2018
ATHINË- Autoritetet greke kanë arrestuar një grek dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë, mes tyre një shqiptar, pasi gjatë nje operacioni kanë sekuestruar dhjetëra kilogramë drogë. Në mesin e lëndëve narkotike të sekuestruara bëhet fjalë për marijuanë, kokainë rozë dhe metamfetaminë.
Policia greke mori informacione për veprimtarinë e një grupi kriminal në zonën e Lekanopedio në Athinë dhe pas disa hetimesh zhvilloi një operacion mbrëmjen e djeshme. Forcat e policisë kanë ndërhyrë në dy banesa në rrugët “Stuart 2” dhe “Athanasiou Diakou” në Athinë. Në njërën nga banesat është arrestuar Marios Kouskoulis 30 vjeç, ndërsa të dyshuarit që ndodheshin në banesën tjetër janë arratisur. Banesa e dytë rezulton se i ishte dhënë me qira nga shtetasi grek Nikolaos Gardas 33 vjeç, një shqiptari, i identifikuar si Panajot Mahmutaj 24 vjeç nga Patosi.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 53 kg marijuanë, 3 kg kokainë, 875 gram kokainë rozë, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, 1 automjet, 1 celular, 3 peshore, 1 grirës hashashi, 1 pajisje numërimi kartmonedhash, 1 pajisje metalike presuese, paketime droge dhe 2 role membrane.
Sipas policisë greke, vetëm kokaina rozë e njohur si “Tusi” shitet për 100-120 euro/gram.
Policia arrestoi Marios Kouskoulis 30 vjeç dhe ka shpallur në kërkim grekun Nikolaos Gardas, 33 vjeç dhe shqiptarin Panajot Mahmutaj nga Patosi. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë në Greqi pasi në vitin 2018 është identifikuar si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer 72 vjedhje në Athinë.
*Kokaina rozë, nuk ka asgjë të përbashkët me kokainën përveç emrit. Ajo është një lloj droge trifazike, e përbërë nga një përzierje e ketaminës me stimulantë si ektazia ose speed, ajo hyn në grupin e amfetamines. Kjo lloj droge u shfaq për herë të parë në Greqi pothuajse 4 vite më parë në Mykonos./ZËRI
Burimi