Nesër Kuvend! Diskutohet opinioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, çfarë pritet të ndodhë

Nesër Kuvend! Diskutohet opinioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, çfarë pritet të ndodhë

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi mban nesër seancën e radhës plenare, seancë e cila sipas raportimeve pritet të ketë tensione. Shkak për këtë duket se do të jetë opinioni i publikuar ditën e djeshme nga Komisioni i Venecias në lidhje me kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës. Opozita ka kërkuar që çështja të diskutohet në Parlament. Komisioni i Venecias argumentoi se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtonte vetë në themel ccështjen pa marrë autorizimin e Kuvendit.

Pas publikimit të Opinionit të Venecias, mazhoranca dhe opozita u përplasën sërish për mandatin e Olta Xhackës. Sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, e pranishme nga opozita ishte vetëm Ina Zhupa, e cila kërkoi që në seancën e së enjtes, të diskutohet mandati i Olta Xhackës, për të cilën mazhoranca thotë se Opionioni i Venecias është i qartë dhe asnjë deputet nuk mund të detyrohet të votojë në mënyrë të caktuar.
Në lidhje me rendin e ditës, nesër do të diskutohen pikat të cilat nuk u shqyrtuan në seancën e javës së shkuar për shkak të kaosit dhe përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës. Seanca plenare u mbyll pas një debati mes deputetes të Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe deputetit të Prtisë Socialiste Erion Braçe. Më pas në shenjë proteste të gjithë socialistët, deputetët e ministra u larguan nga salla, duke lënë Zhupën të mbajë fjalimin e interpelancës./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente