Nën efektin e drogës, i riu shqiptar humb kontrollin e mjetit. Humb jetën partnerja e tij, në gjendje të rëndë foshnja
Mariagrazia Bedin
ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali. Shoferi shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë. Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre disa muajshe dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Ali Hoxha ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. Menjëherë kanë ndërhyrë ambulancat e 118, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me zjarrfikësit për nxjerrjen e të plagosurve nga mjeti. Për fat të keq, për nënën e re, 24-vjeçare, Mariagrazia Bedin, me origjinë nga Sabaudia nuk kishte mbetur asgjë për t’u bërë, raportojnë mediat italiane.
Shqiptari ka rezultuar nën efektin alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve. I riu u arrestua nga Policia italiane nën akuzen “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie./ZËRI
Burimi