Në Vlorë priten reshje intensive shiu, Bashkia apel qytetarëve: Jini vigjilentë!
Foto ilustruese
VLORË- Qyteti i Vlorës pret përmbytje në orët në vazhdim. Për të shmangur incidentet, Bashkia Vlorë i ka bërë apel qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të mos parkojnë mjetet në disa zona në qytet. Sipas Bashkisë, i gjithë qyteti do të jetë në monitorim nga grupet e Ujësjellësit, por edhe nga Bashkia e Vlorës.
Njoftimi bashkisë:
Të dashur qytetarë! Në orët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë. Ju lutemi të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: Albano&Romina, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi. Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni: Emergjencat: 112, Facebook: Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Instagram: uk_rajoni_vlore, Facebook: Bashkia Vlorë. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! Faleminderit./ZËRI
Burimi