Në kërkim për trafik ndërkombëtar armësh, pamjet e arrestimit të tropojanit Admir Tutaj në Kolumbi

Në kërkim për trafik ndërkombëtar armësh, pamjet e arrestimit të tropojanit Admir Tutaj në Kolumbi

admir tutaj

KOLUMBI- Kanë dalë pamjet nga arrestimi i Admir Tutajt në Kolumbi, operacion i cili u organizua ditën e premte më 23 gusht.
Në foto duket Tutaj i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët, ndërsa 25-vjeçari nga Tropoja dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar rq armëve.
Arrestimi i tij u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nën akuzën e trafikut të armëve.
Mediat kolumbiane raportojnë se Tutaj drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen në treg të zi të armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë, të cilat përdoreshin nga grupet mafioze shqiptare.

admir tutaj

Komandanti i policisë Herbert Benavidez tha pas arrestimit të Tutajt se “Është e rëndësishme të përmendet se ka të bëjë me trafikun e armëve në Gadishullin Ballkanik Evropian. “Ky njeri tashmë është vënë në dispozicion të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm përmes Drejtorisë së Çështjeve Ndërkombëtare,” shtoi ai.

???? Duro golpe al crimen trasnacional. En coordinación de de la Interpol y @DIJINPolicia. En las últimas horas fue capturado ciudadano Albanés por el delito de tráfico de armas, el capturado es presunto miembro de organización criminal internacional dedicada al tráfico de armas. pic.twitter.com/VHKvxvMFnG
— Policía Metropolitana de Barranquilla (@PoliciaBquilla) August 24, 2024

Ndaj Tutajt, u lëshua urdhër arresti pasi në prill të vitit të kaluar, tentoi të trafikonte 7 pistoleta nga Durrësi në Britani.

Armët e zjarrit dyshohej se i përkisnin grupit kriminal në të cilin ai bënte pjesë. Në korrik të këtij viti, SPAK, lëshoi urdhër ndërkombëtar arresti për 25-vjeçarin. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë./ZËRI 
Burimi