Në kërkim për sherrin e bujshëm në Palasë, Genti Baleci i akuzuar për vrasje në Belgjikë
Gent Baleci në gjyq
TIRANË-Personat e përfshirë në sherrin e bujshëm në ambientet e lokalit “Sin” në Palasë, ku Luçiano Koçeku, 42 vjeç, i njohur edhe si “Tur Koçeku” është dhunuar barbarisht, rezultojnë të jenë të autorë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Në kërkim si një nga autorët e dhunës është shpallur Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës. Por kush është Gent Baleci i akuzuar për vrasjen e Fatmir Deijajt në Belgjikë?
Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2001, ku Deijaj ishte duke udhëtuar me shokë përmes Kleine Kraaiwijk në Schipperskwartier të Antwerpit. Genti Baleci dhe Afrim Beqiri qëlluan me breshëri në drejtim të 30-vjeçarit. Në vendngjarje u gjetën 11 plumba, të cilat rezultuan fatale për Deijajn. Mediat belge raportuan asakohe se autorët para se të ekzekutonin 30-vjeçarin kanë zhvilluar një bisedë telefonike pas një incidenti banal në trafikun e femrave. Baleci deklaroi para hetuesve se shkak i ekzekutimit të tij u bë vrasja e një prostitute rumune në vitin 1999. Fatmir Deija dyshohet se i vodhi vajzën një personi të identifikuar si ‘Arturi’ dhe kjo rezultoi fatale. Për vrasjen Gent Baleci dhe Afrim Beqiri u dënuan me 25 vite burg.
Sherri në Palasë
Për sherrin në Palasë, një nga zonat më të rëndësishme ekonomike dhe turistike të vendit, Policia ka shpallur në kërkim Xhoni Spahon 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës. Sherri që raportohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir Bejo, është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri. Si pasojë e sherrit barbar i plagosur rëndë ka mbetur Tur Koçekun, një emër i njohur në botën e krimit, biznesit dhe politikës në Shqipëri./ZËRI
Burimi