Në kërkim ndërkombëtar për plagosje e vjedhje, Shqipëria ekstradon gjermanin drejt vendlindjes

Në kërkim ndërkombëtar për plagosje e vjedhje, Shqipëria ekstradon gjermanin drejt vendlindjes

FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI- Shqipëria ka ekstraduar në Gjermani një shtetas gjerman të identifikuar si Zeki Oz, i kërkuar për plagosje dhe vjedhje. 35-vjeçari akuzohet nga autoritetet gjermane se në vitin 2019 ka sulmuar dhe plagosur një individ në një vendparkim në Heiningen, duke i vjedhur më pas çantën me sende personale. Oz u ndalua dy muaj më parë, teksa tenroi të kalonte kufirin në pikën doganore Morinë.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet në Gjermani, një shtetas i akuzuar për plagosje dhe vjedhje, në një vendparkim automjetesh në Heiningen. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët e Interpol Wiesbaden, specialistët e Interpol Tiranës finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria në Gjermani, të shtetasit gjerman, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Z. O., 35 vjeç.
Ai u ndalua në PKK Morinë, rreth 2 muaj më parë, pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje. Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale. Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht./ZËRI
Burimi