Ndryshime në qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë dhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra inspektorin e Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani.
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Po ashtu nga detyra është liruar edhe Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë Civicin në këtë post.
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/ZËRI
Burimi