Ndodh në ish-Bllok, roja i parkingut godet me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Ndodh në ish-Bllok, roja i parkingut godet me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku si pasojë e një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
I riu, i identifikuar si Endri Mera, ka rënë në tokë pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për një vend parkimi.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka vënë në pranga për për veprën penale “Vrasja me dashje”, rojen Geldian Daullçiu.
NJOFTIMI I POLICISË: 
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin E. M., 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Përplasja e të riut ka qenë shumë e fortë, e për pasojë ai ndodhet në spital në gjendje rreziku për jetën.
Burimi