Ndiqej këmba-këmbës! Si mbahej nën vëzhgim Kleanth Musabelliu, i kishin vënë pas fqinjin për ta spiunuar
Kleanth Musabelliu, Klaudor Haka, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri
TIRANË- Publikohen foto të papublikuara që tregojnë ndjekjen pa ndërprerje në Tiranë të Kleanth Musabelliut, i cili ishte në shënjestër për t’u ekzekutuar për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka. Gazetari Elton Qyno ka publikuar pamjet në “OraNews” duke shkruar se Musabelliu është ndjekur për 5 muaj, nga qershori në tetor të vitit 2020 nga Klaudor Haka. Ky i fundit ishte “pajtuar” për punën nga Gjoka dhe Behar Bajri.
Sipas gazetarit, në komunikimet e zbardhua nga aplikacioni “SkyECC”, Haka i dërgonte fotot e shënjestrës në kohë reale si Pëllumb Gjokës, ashtu edhe Ervis Martinajt. Duke kryer me rigorozitet detyrën që kishte marrë përsipër, i riu ishte kudo që ishte edhe Musabelliu, ashtu siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme. Punën e kishte të lehtë, pasi ishte fqinj dhe jetonte në të njëjtin pallat me të.
Kleanth Musabelliu (majtas)
Kleanth Musabelliu (majtas)
Por edhe pse punën po e bënte mirë, vrasja e ish-punonjësit të Policisë së Burgjeve nuk u krye për shkak se Haka u arrestua për “armëmbajtje pa leje”.
Pëllumb Gjoka kishte një inat me Musabelliun, pasi ky i fundit në vitin 2017 e kishte plagosur në këmbë si pasojë e një konflikti për një debat të nisur mes fëmijëve të tyre në shkollë. Për planin e vrasjes së Musabelliut, Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinajn, por edhe ky i fundit nuk e “ndihmon” dot pasi nuk gjen dot vrarës për të kryer atentatin. Vrasja do të bëhej me “shkëmbim”, ku Behar Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit (e cila ndodhi) për llogari të Gjokës dhe Martinajt; ndërsa si shkëmbim do të merrnin vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës./ZËRI
sjpg
fjpg
Burimi