“Ndihem pozitiv për BE-në, jemi në rrugën e duhur”, Rama edhe në Slloveni: Mos vini kronometra me ballkanasit
Edi Rama ne Slloveni
SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama, së bashku me liderët e rajonit, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh me humor se njerëzve nga Ballkani nuk duhet t’u vihet “koronometër” kur flasin, duke përsëritur batutën që ka përdorur edhe më parë në Pragë.
Rama solli në vëmendje edhe konfliktin në Ukrainë, duke theksuar se ishte Putini ai që bëri BE-në të kuptojë rëndësinë e Ballkanit Perëndimor, një pikëpamje që ndau edhe lideri kroat. Ai gjithashtu nënvizoi se Plani i Rritjes për Ballkanin është në rrugën e duhur.
“Ju kam thënë në Pragë, kur ftoni njerëz nga Ballkani, mos vini kronometër në kohën e të folurit. U ndjeva i inkurajuar, se me në fund dëgjova një emër nga një shtet që tashmë është në BE, të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Të marrim më shumë instrumente e të hyjmë në më shumë hapësira të BE-së. Është një moment, ku ndihem pozitiv për BE-në”.
Burimi